Një lojtar francez, pasi ia kafshoi penisin një lojtarit kundërshtar, u dënua me gjashtë vite mos lojë për shkak të gjestit të turpshëm.
Takimi po zhvillohej në një ligë lokale franceze në divizionin e dytë, në mes të Terville dhe Soetrich, kur pas një zënke të gjatë në mes të të dy lojtarëve, ndodhi veprimi i papritur dhe aspak sportiv.
Viktima në atë ndeshje doli i lënduar, por as ai nuk shpëtoi pa u ndëshkuar. Gjashtë muaj mos lojë, ishte dënimi për të.
Ndeshja u luajt me 17 nëntor të vitit të kaluar.
Sipas burimeve të afërta me klubin zënka filloi të eskalonte edhe pse shumë lojtarë vrapuan për t’i ndarë ata.
Përballja përfundoi baras 1:1, me të dyja skuadrat që nuk e morën vëmendjen sa mori vetë incidenti në fjalë.
Terville fitonte pikën e parë në ligë atëkohë.