Një rast i rrallë vjen nga Anglia, teksa trajneri i Crawley Town, John Yems u pezullua nga klubi. E gjitha ka ardhur për deklaratën e tij, në të cilën ai e krahasoi situatën brenda klubit me një film porn.o.
Crawley Town ndodhet në “League Two” në Angli. Ata janë në një pozicion komod në mesin e tabelës, teksa nuk kanë asnjë objektiv për t’u ngjitur në Play Off dhe njëkohësisht janë shumë larg zonës së ftohtë.
Por mjaftoi një deklaratë skandaloze e trajnerit për ta pezulluar nga puna, madje hetimi ka ardhur edhe nga Federata e Futbollit të Anglisë.
Për shkakun e dëmtimeve të shumta që kanë kapluar skuadrën, trajnerin John Yems ka përdorur një krahasim të pavend për mesfushorin Hutchinson që në ndeshjen e fundit e gjeti veten si sulmues pykë.
“Ne në pesë ndeshjet e fundit kemi pasur vetëm 16 lojtarë në organikë për të zgjedhur. Hutchinson ka luajtur në më shumë pozicione te ne gjatë kësaj kohe, sesa do të kishte luajtur nëse do të ishte në një film por.no”, tha mes batutës që po i kushton vendin e punës trajnerit..