Ndodh edhe kjo në vitin 2020: Drita niset për në Zvicër, një futbollist mbetet në shtëpi shkaku i vizës

Klubi Futbollistik “Drita” ka marrë rrugë drejt Zvicrës, atje ku do të zhvillojë fazën paraelminatore të Ligës së Kampionëve, raporton

Nën masa strikte ndaj “COVID-19”, futbollistët dhe stafi i këtij klubit ishin të pajisur me dorëza dhe maska pranë hyrjes në aeroport.

Një lajm tejet i keq për gjilanasit ka ardhur në prag të nisjes për shtetin helvet, pasi që futbollistit Olti Mehmeti i është refuzuar viza nga ambasada zvicerane, mëson ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Mehmeti ishte në listën prej 20 futbollistëve të ftuar nga Ardian Nuhiu për këtë fazë paraleminatore.

Tashmë me 19 futbollistë, ‘bardhekaltërit’ do të synojnë që ta kalojnë rundin paraeleminator, ashtu siç kishin bërë para dy edicionesh.

Ndeshjet e kësaj faze do te zhvillohen ne stadiumin “Colovray Sports Centre” në Nyon të Zvicrës.

Drita do të përballet të shtunën me fillim nga ora 18:00 me kampionin e shtetit të Andorrës, Inter Escaldes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *