Në futboll shpesh shohim episode interesante, megjithatë, kjo që ka ndodhur mbrëmë në sfidën e Ligës së Europës nuk është parë më herët.
Derisa zhvillohej ndeshja Molde – Hoffeneimit, e cila dhuroi spektakël duke përfunduar me gjashtë gola 3:3.
Një spektakël ka sjellë edhe një picament. Gjatë ndeshjes, kamerat kanë kapur momentin kur një shpërndarës picash është futur në stadium, për të dorëzuar porosinë e tij.
Shpërndarësi futet në stadium dhe në atë moment shikon i hutuar rreth e përqark dhe nuk dinte ku ta dërgonte.
Ai në dorë mbante dy pica dhe një pije “Coca Cola”.
Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të fillojë të bëjë xhiron videoja që mund ta ndiqni më poshtë.
"Right, who ordered the large pepperoni?" ?#UEL pic.twitter.com/3n7peAqFRU
— FotMob (@FotMob) February 18, 2021