Skuadra e West Hamit ka marrë një vendim që të ja ndalojnë futbollistëve të tyre shtrëngimin e duarëve me njëri tjetrin shkaku i koronavirusit.
Po ashtu futbollistëve ju janë dhuruar dezinfketues i duarëve dhe janë urdhëruar që ta mbajnë në çdo kohë me vete.
David Moyes trajneri i skuadrës tregoi që këtë vendim e kanë marrë pas disa diskutimesh me stafin mjekësorë.
“Morëm vendimin për të furnizuar të gjithë lojtarët tanë me dezinfektues për duar, të cilin ata do ta bartin në makinat e tyre dhe udhëtimet e tyre” u deklarua Moyes.