“Ndizet” ndeshja në Madrid, Liverpooli ngushton epërsinë e “mbretërve”

Është shënuar edhe goli i tretë në ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit.

Mysafirët kanë arritur të ngushtojnë epërsinë e Los Blancos në 2:1 në minutën e 51-të.

Është ylli egjiptian, Mohamed Salah ai që ka shënuar për të rikthyer në lojë “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp.

Kujtojmë se kjo është ndeshja e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, mesfushori shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është duke e ndjekur ndeshjen nga stoli.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *