Real Madridi është në përparësi ndaj Barcelonës në garë për titull në La Liga këtë sezon dhe kalendari i gjashtë ndeshjeve të mbetura i leverdis më shumë skuadrës së Zinedine Zidane, po ashtu.
Të bardhët janë liderë me dy pikë më shumë se rivali katalonas, pas fitores 1:0 kundër Espanyol të dielën, transmeton GE.
Nuk do të ketë takim të drejtpërdrejt mes Realit dhe Barçës deri në përfundim të sezonit, por të dy klubet i kanë edhe nga gjashtë ndeshje aspak të lehta deri në fund.
Ndeshja më e vështirë e madrilenëve do të jetë kundër Athletic Bilbaos në udhëtim, në javën e 34-të.
Për Barcelonën, takimet me Atletico Madridin në shtëpi dhe me Villarrealin jashtë do të jenë vendimtare.
Ndeshjet e mbetura të dy klubeve:
Java 33: Barcelona vs Atletico Madrid; Real Madrid vs Getafe
Java 34: Athletic Club vs Real Madrid; Villarreal vs Barcelona
Java 35: Barcelona vs Espanyol; Real Madrid vs Alaves
Java 36: Real Valladolid vs Barcelona; Granada vs Real Madrid
Java 37: Barcelona vs Osasuna; Real Madrid vs Villarreal
Java 38: Alaves vs Barcelona; Leganes vs Real Madrid