Liga e Kampionëve i rikthehet sot aksionit me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e pestë të fazës së grupeve të këtij edicioni.
Dy ndeshje tejet interesante do të zhvillohen me fillim nga ora 18:45, ku Antwerpi i Arbnor Mujës është mysafirë i Shakhtar Donetsk.
Ndërkaq, nga ora 21:00 do të zhvillohen gjashtë ndeshje, ku spikatin dy sosh, ajo mes Milanit dhe Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germain e Newcastle United.
Po ashtu, ndeshje sot zhvillon edhe kampioni aktual, Manchester City i cili pret në shtëpi RB Leipzigun.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Ligës së Kampionëve e gjeni më poshtë.