Ndeshje spektakolare, Sevilla triumfon në “thrillerin” shtatë golësh

Ndeshje spektakolare në “Estadio de Balaídos” të Vigos me Celtas dhe Sevillas, dy skuadra që synojnë pjesën e sipërme të renditjes së kampionatit spanjoll, galicianët për pjesëmarrjen në Europa League, ndërsa andaluzët për të ruajtur vendin e katërt, që u jep mundësi të luajnë në Champions sezonin e adhshëm.

3-4 në favor të ekipit andaluz përfundoi ky takim përmbyllës i javës së 30-të të La Ligas, rezultat që la të zhgënjyer vendësit, të cilët humbin terren ndaj rivalëve të tyre pas këtij raundi.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 7-të nga Kounde i Sevillas, i shërbyer nga Acuna, por në të 20-tën Aspas barazoi me 11-metërsh. I njëjti autor kaloi në epërsi Celtan vetëm tri minuta më vonë, i shërbyer nga Suarez, ndërsa në të 35-tën Fernando i Sevillas ktheu ekuilibrat në rezultat me golin e 2-2. Gjithsesi Celta shkoi në dhomat e zhveshjes në avantazh, falë rrjetës së Mendez.

Në fraksionin e dytë Sevilla ishte më këmbëngulëse dhe presioni i skuadrës së Julen Lopeteguit u reflektua me dy gola në këtë pjesë me autorë Rakitic dhe Gomez, finalizime që mjaftuan për të marrë të pikët e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *