Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 73:67 (19:16, 21:25, 21:14, 12:12), në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja nisi e baraspeshuar, megjithatë, me kalimin e minutave, Vreshtarët për një nuancë ishin më të mirë, derisa me një treshe nga Hortman çereku i parë përfundon 19:16 për vendasit. Por, skuadra kuqezi nuk u dorëzua në asnjë moment dhe arritën të kalojnë në epërsi, derisa pjesa e parë përmbyllet 40:41.
Në periudhën e tretë, vendasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 21:14, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:55. Vëllaznimi sërish u rikthye në periodën e fundit dhe një minutë para fundit kalon në epërsi 65:66. Por, në momentet e fundit Rahoveci u tregua më i vëmendshëm dhe triumfoi 72:67.
Te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 24 pikë e gjashtë kërcime dhe Isaiah Traylor me 22 pikë e katër kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Christopther Hortman me 17 pikë e tetë kërcime.
Rahoveci ka 12 fitore dhe tri humbje, kurse Vëllaznimi katër fitore dhe 11 humbje.