Kosova është nikoqire e Izraelit në ndeshjen e shtyrë të Grupit I, me takimin që pritet të zhvillohet me 12 nëntor në Prishtinë.
Megjithatë, ndeshja e paraparë të luhet në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 mund të has në probleme dhe mos të zhvillohet si çdo ndeshje tjetër.
Telegrafi mëson se gjasat janë të mëdha që kjo ndeshje të zhvillohet pa shikues për shkaqe të sigurisë.
Burimet thonë se sot (e martë) do të mbahet një takim në mes të institucioneve të sigurisë dhe FFK-së ku do të merret vendimi përfundimtar.
Biletat nuk kanë dalë ende në shitje për këtë ndeshje dhe do të vendoset edhe për këtë gjatë ditës, pasi të ketë përfunduar takimi.
Zhvillimi i ndeshjes pa shikues mund të vjen për shkak të konfliktit tash e disa javë të Izraelit me Palestinë.
Ky ishte shkaku edhe i shtyrjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit, e cila ishte e paraparë të zhvillohet më 15 tetor.
Takimi i parë i zhvilluar në Tel Aviv përfundoi me barazim 1-1.