Kampionatit po i vjen fundi në La Liga por ja që dilema e titullit të kampionit ende nuk është zgjidhur.
Në ligën spanjolle, kur mbeten edhe katër xhiro deri në mbylljen e këtij edicioni gjithçka mbetet e hapur dhe në letër janë plot katër klube që ushqejnë shpresa për titullin.
Me shumë gjasa, një ide më e qartë për sa i përket titullit të sivjetshëm në Primera Division do të krijohet në javën e 35-të, kur kalendari përplas ndërmjet tyre pikërisht katër skuadrat e kreut. Përballja Real – Sevilja do të luhet të dielën në mbrëmje, në orën 21:00, në stadiumin “Alfredo di Stefano”, këshuqë vëmendja fillimisht do të përqendrohet sot në sfidën Barcelona – Atletico Madrid.
Barcelona e ka të domosdoshme fitoren, ndryshe çdo rezultat tjerë e largon nga lufta për trofe. Në anën tjetër Atletico do të ishte e kënaqur edhe me një barazim.
Ndeshja Barcelona -Atletico luhet nga ora 16:15 dhe pritet të sjellë një përballje të jashtëzakonshme.