Ndeshja mes Arsenalit dhe Wolvesit, e paraprirë të zhvillohet këtë të marte më 28 dhjetor, është shtyrë për shkak të një numri rastesh me koronavirus dhe lëndimesh në skuadrën e Wolvesit.
Kjo është ndeshja e dytë radhazi i Wolves, pas asaj kundër Watfordit këtë të diele, që shtyhet për shkak të një numri të lartë të rasteve në kampion e kësaj të fundit.
Përveç rasteve me virus, Wolves i ka edhe disa lojtarë të lënduar, përfshirë Hwang Hee-chan, Rayan Ait-Nouri, Willy Boly, Pedro Neto, Jonny Castro Otto dhe Yerson Mosquera.
Duke e marrë këtë parasysh, Premierliga e ka pranuar kërkesën e Wolves për shtyrjen e ndeshjes kundër Arsenalit.
Edhe takimi mes Leeds United dhe Aston Villës, e paraparë për të njëjtën ditë, është shtyrë po ashtu, pasi Leeds ka një numër të madh të lojtarëve të prekur nga Covid-19.
Gjatë muajit dhjetor janë shtyrë shumë ndeshje të Premierligës për shkak të shpërthimit të rasteve të shumta me koronavirus në futbollin elitar anglez.