Ndeshja e parë e ‘Play off-it’, Ballkani përballet sonte me BATE Borisov në Conference League

Skuadra e Ballkanit e zhvillon sonte ndeshjen e parë të Play Off-it në Conference League.

Kampioni i Kosovës kundërshtar do ta ketë BATE Borisovin, atje ku kërkon një rezultat sa më pozitiv në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ky takim fillon nga ora 20:45, kurse gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë Chinkov nga Bullgaria.

Kujtojmë që Ballkani eliminoi skuadrën e Larne dhe Lincoln gjatë rrugës deri në Play off, kurse BATE Borisov vjen pas eliminimit në raundin e tretë të Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *