Nuk pati fitues sfida mes Anglisë dhe Italisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
“Tre Luanët” nuk arritën të merrnin hak për humbjen në finalen e Kampionatit Evropian.
Ndeshja e zhvilluar në “Molineux Stadium” të Ëolverhamptonit u mbyll pa gola të shënuar, 0:0.
Rastet dhe posedimi i takuan anglezëve, por të cilët nuk arritën të tundnin portën e Donnarummas.
Me këtë barazim, Italia mbetet liderë e grupit 3 të Ligës A me pesë pikë, një më pak se Hungaria në vendin e dytë.
E treta gjendet Gjermania me tri pikë, kurse në vendin e fundit është Anglia me dy pikë.