Ndërron jetë ish- boksieri kosovar

Një lajm i trishtë ka ardhur për sportin kosovar pasi ka ndërruar jetë ish-boksier nga Mitrovica, Muhamet Peci, i njohur si Meti TC- Boletini.

I ndjeri kohëve të fundit ka qenë duke jetuar në shtetin e Suedisë.

Meti ishte edhe dajë i heroit Avni Hardaniaj – Koshtovës.

Shokët e tij e përshkruajnë si njeri shumë punëtor, i cili edhe para luftës kishte punuar me banorët e lagjes së Tavnik, që ta mbante familjen e tij.

Ai kishte pasion sportin e boksit, ndërsa sipas shokëve të lagjes, çdoherë kur kishte ardhur për pushime në Mitrovicë kishte takuar ata. Lajmin për vdekjen e kanë dhënë familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *