Toni Kroos është akoma i zemëruar për vendimin e arbitrit në ndeshjen e barazuar 2-2 kundër Sevilla-s, me arbitrin që ka anuluar penalltinë e fituar nga Benzema për t’i dhënë një penallti andaluzëve për një prekje të mëpërashme me dorë të Eder Militao-s.
“Nuk jam një njeri që i pëlqen të ankohet, por jam mërzitur shumë në atë rast”, ka thënë Kroos në podcast-in Einfach Mal Luppen.
“Zidane nuk flet kurrë për vendimet e arbitrave dhe gjithmonë del në mbrojtje të tyre. Fakti që ai ka shkuar tek arbitrit pas ndeshjes tregon se edhe ai është ndier pak i vjedhur, si unë”, ka shtuar mesfushori gjerman.
“Arbitri u mundua të justifikohej, por unë mendoj se ka qenë një gabim i pastër. Mendoj se është një ndërhyrje serioze në luftën për titull”.
Militao handball wasn't a penalty pic.twitter.com/f880A5qKbs
— (W)eah (@TiMM_RMD) May 9, 2021