Ndërhyrja më e rrezikshme në histori të futbollit, Kemar Roofe e bën për spital portierin e Slavia Pragës (Foto/Video)

Në Skoci është regjistruar ndërhyrja më e rrezikshme në histori të futbollit.

Protagonist në këtë ndërhyrje të tmerrshme ka qenë sulmuesi anglez, Kemar Roofe.

Roofe u inkuadrua në lojë për Rangers në ndeshje ndaj Slavia Pragës në minutën e 55-të dhe vetëm shtatë minuta më vonë bëri një ndërhyrje horror në portierin mysafirë.

Anglezi ishte duke tentuar ta ndalte një top në zonën e Slavias, por pa shikuar se në drejtim të tij po vinte portieri mysafirë Kolar.

Roofe e goditi me këpucët e tij në fytyrë portierin çek të cilin e lëndoi jashtëzakonishtë shumë.

Kolar është larguar menjëherë nga ndeshje me ndihmën e shpejtë, pasi ka marrë plagë të rënda në fytyrë.

Reprezentuesi çek e ka të qarë fytyrën në dy vende, derisa Roofe u përjashtua nga ndeshja direkt me karton të kuq.

Anglezi kërkoi faljen për ndërhyrjen pasi ishte e pa qëllimshme, por që jashtëzakonisht e rrezikshme sa që nga tifozët e futbollit po konsiderohet si më e rrezikshmja ndonjëherë në historinë e futbollit.

Rangers u eliminuan nga Slavia e Pragës e cila fitoi në Skoci 0-2, derisa ndeshja e parë në Pragë kishte përfunduar baras 1-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *