Kurt Zouma mund t’ia ketë fituar Chelseat një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve me një ndërhyrje brilante të tij gjatë ndeshjes të së martës kundër Crystal Palace, për të cilën mori lëvdata të shumta.
Chelsea e mbylli përballjen kundër Crystal Palace me fitore me rezultat 3:2 dhe u ngrit në pozitën e tretë në tabelë. Por, rezultati i ndeshjes mund të kishte qenë shumë më ndryshe, transmeton GE.
Christian Benteke e pati një rast të artë për të shënuar, kur e gjeti veten përballë portierit të Chelseat, Kepa Arrizabalagas në momentet e fundit të ndeshjes. Por, Chelsean e shpëtoi Zouma me një ndërhyrje të saktë.
WHAT. A. TACKLE. ?? @KurtZouma pic.twitter.com/PoOJqYwiIE
— COPA90 (@Copa90) July 7, 2020
Tifozët e Chelseat mbetën shumë të lumtur me këtë paraqitje të Zoumas dhe e lavdëruan atë duke shkruar se ndërhyrja e tij ndaj Bentekes ishte më e mira e këtij sezoni.
Ndërkohë, tifozët e Blues u shprehën të kënaqur edhe me sulmuesin Tammy Abraham, goli i së cilit rezultoi të jetë vendimtar në këtë ndeshje. Abraham s’kishte shënuar që nga janari.