Juventusi e ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në elitën e futbollit italian.
Në “Sardegna Arena”, Juventusi ishte mysafir i Cagliarit, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e vlefshme për javën e 27-të në Serie A i takoi mysafirëve me rezultat 1:3.
Në pjesën e parë, Ronaldo bëri një ndërhyrje “horror” në portierin e Cagliarit, duke e shqelmuar në fytyrë.
Cristiano Ronaldo just escaped a straight red he doesn’t even know how pic.twitter.com/CHneoh5uCc
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) March 14, 2021
Por, gjyqtari vendosi që Ronaldon vetëm ta ndëshkojë me karton të verdhë.
Me këtë fitore, Juventusi mbetet në vendin e tretë në tabelë me 55 pikë të tubuara, kurse Cagliari në vendin e 17-të me 22 sosh.