Ndalet Drita, barazon me Arbërinë

Sot u luajt ndeshja ndërmjet Dritës dhe Arbërisë, në kuadër të xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja filloi mirë, Drita si vendase dukej se kishte pak më shumë iniciativë.

Goli i parë u shënua nga Kastriot Rexha në minutën 36′ nga penaltia.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të gjilanasve.

Me të nisur pjesa e dytë, loja dukej më e barazpeshuar, por Arbëria filloi të tregojë kualitetet e veta.

Djemtë e Arbnor Morinës po tregojnë se mund të maten edhe me skuadrat pretendente për titull, pasi që kanë arritur tju krijojnë mjaft probleme në përballje me to.

Golin për Arbërinë e shënoi Hamdi Nimani në minuën e 75′.

Rezultati përfundimtar 1-1, pas këtij barazimi Drita ka gjithsej 40 pikë, dy më shumë se Ballkani, ndërsa Arbëria ngjitet në pozitën e gjashtë me 21 pikë gjithsej./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *