Ndahen pikët në Sevillë, Barcelona i bën “nder” Real Madridit

Sevilla dhe Barcelona kanë ndarë pikët duke luajtur me barazim 1-1 në derbin e së martës.

Papu Gomez hapi llogarinë kur realizoi në minutën e 32-të të ndeshjes, megjithatë katalunasit reaguan në përfundim të pjesës së parë me anë të mbrojtësit, Ronald Araujo pas një asisti të Oussmane Dembele.

Barcelona fitoi përparësinë duke qenë në fushë me një futbollist më tepër për 30 minuta, megjithatë ata nuk e shfrytëzuan këtë mundësi për të triumfuar në fund.

Në minutën e 64-të, mbrojtësi Jules Kounde u ndëshkua me karton direkt të kuq pasi bëri një gjest jo sportiv, duke e gjuajtur me top në fytyrë mbrojtësin e majtë të Barcës, Jordi Alba.

Ky barazim sigurisht se më së shumti i konvenon skuadrës së Real Madridi që me një fitore potenciale nesër ndaj Bilbaos mund të shkëputet edhe më shumë nga pozita e parë.

Sevilla mbetet në pozitën e dytë me 38 pikë të mbledhura, gjersa Barcelona renditen në pozitën e shtatë me 28 pikë të mbledhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *