Nations League – Silvinjo publikon listën e lojtarëve, shumë ndryshime nga Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League.

Trajneri Silvinjo ka publikuar listën me 24 lojtarë të grumbulluar, teksa grupi po përgatitet për dy ndeshjet e para në grupin B1, të cilat nisin më 2 shtator.

Përsa i përket portës janë vendosur lojtarët Thomas Strakosha, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Në mbrojtje rikthehet futbollisti i Partizanit, Andi Hadroj.

Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj.

Në repartin e mesfushës dhe të sulmit ka dy risi.

Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A mesfushorin Sebastjan Spahiun dhe sulmuesin Agim Zeka.

Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e mesfushës dhe të sulmit janë Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj, Armando Broja dhe Taulant Seferi.

Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të premten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë, aty ky më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë në Grupin B1 të Nations League ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45.

Tre ditë më pas më 10 shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *