Janë mbyllur ndeshjet e javës së katërt të Nations League.
Rezultati befasues i mbrëmjes ka ardhur në Wembley, ku Anglia është mundur 1-0 nga Danimarka e Eriksen.
Ka qenë pikërisht ylli i Inter-it që ka shënuar me penallti golin që ka vendosur fatin e ndeshjes së Grupit 2 të Ligës A në minutën e 35-të.
Anglia ka mbetur me 10 lojtarë në minutën e 32-të pas kartonit të dytë të marrë nga Harry Maguire.
Kjo ka qenë hera e parë që nga 1998-ta që Anglia është ndëshkuar me karton të kuq dhe ka shkaktuar një penallti në të njëjtën ndeshje. 22 vite më parë ka ndodhur në 1/16-at e Kupës së Botës kundër Argjentinës.
Fitore bindësë 3-0 për Portugalinë, që ka shkëlqyer kundër Suedisë pa Cristiano Ronaldo-s, i cili nuk ka mundur të luajë pasi ka rezultuar pozitive me Covid-19. Vendin e tij në formacion e ka marrë Diogo Jota, i cili ka qenë edhe protagonisti i ndeshjes me dy gola dhe një asit.
Francë-Kroaci, e vlefshme për Grupin 3 të Ligës A, është fituar 2-1 nga kampionët e botës në fuqi. Griezmann ka zhbllokuar sfidën me një predhë në minutën e tetë, ndërsa vendasit kanë barazuar në të 65-ën me një gjuajtje të bukur të Vlasic.
Goli që ka vendosur takimin është realizuar nga Kylian Mbappe në minutën e 79-të.
Fiton edhe Belgjika, që ka mundur 2-1 në transfertë Islandën. Edhe ky takim ka qenë i vlefshëm për Grupin 2 të Ligës A. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Romelu Lukaku me dy gola.