Pas Kosovës, edhe Shqipëria ka mësuar kundërshtarët në edicionin e tretë 2022/23 të Ligës së Kombeve, në shortin që është hedhur në Nyon të Zvicrës.
Kombëtarja e Shqipërisë është pjesë e Ligës B – kategoria e dytë e futbollit në këtë garë – ku është promovuar pas edicionit fantastik në atë që lamë pas.
Shqipëria është hedhur në Grupin 2 të Ligës B dhe do të ketë punë me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.