Europa League ka folur shqip, pasi janë kualifikuar për më tej të gjitha ekipet tona. Kukësi mbylli siparin si duhet me një fitore ndaj Slavias me rezultatin 2-1. Trajneri Skënder Gega dhe djemtë e tij arritën të kalojnë me meritë të plotë bullgarët.
Takimi nisi më mirë për tanët që mbajtën një ritëm të lartë dhe duke dominuar lojën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, pavarësisht rasteve të mira. Pjesa e dytë ishte e mbushur me emocione, pasi u shënuan dhe të 3 golat e sfidës.
Rezultati i zhbllukua nga sulmuesi i ardhur në merkaton e verës, Eze. Ky i fundit ktheu në gol një penallti në minutën e 56′. Miqtë arritën të barazonin me anë të Krastev në minutën e 81′ duke krijuar idenë se ndeshja do të shkonte në shtesë. Nuk ndodhi kështu, pasi Cooper i dha kualifikimin nënkampionëve me një gol të vonë në minutën e 85′.