Samir Nasri, ish-ylli i Manchester Cityt dhe Arsenalit, ka mbushur 33 vjeç më 26 qershor. Miku i tij Medhi Benatia i ka bërë një urim të veçantë.
Mes fotografive të postuara nga mbrojtësi në Instagram ka qenë edhe një e dy lojtarëve kur kanë qenë shumë të rinj.
Flokë të gjata për ish-mbrojtësin e Juventusit, fytyrë fëmijërore për francezin.
Fotografia e vjetër ka marrë shumë komentet në Instagram.
“Gjatë karrierës sonë takojmë shumë persona me të cilët krijojmë lidhje. Sot është ditëlindja e njërit prej këtyre personave”.
“Një njeri i veçantë, një shok me të cilin kam një marrëdhënie miqësie të gjatë 17 vite. Ulje, ngritje, gëzime dhe zhgënjime”.
“Një marrëdhënie e vërtetë, Një vëlla i vërtetë gjaku. Gëzuar ditëlindjen Nasri, Princi i Marsejës”, ka qenë urimi i Benatias.