Napoli ka vazhduar me fitoren e radhës në kuadër të javës së 11-të në Serie A.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri, Luciano Spalletti ka fituar minimalisht 0-1 në udhëtim te Salernitana.
Golin e vetëm që doli të jetë i pikëve maksimale e realizoi Zielinski kur po shënohej minuta e 61-të e takimit.
Dy ekipet mbetën me nga dhjetë lojtarë në fushë. Në 20 minuta para fundit Kastanos i vendasve u përjashtua me të kuq.
Ndërsa shtatë minuta më vonë edhe Koulibaly i Napolit u përjashtua me të kuq.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani luajti për gjatë gjithë ndeshjes me Napolin duke treguar paraqitje të mirë.
Napoli rikthehet në vendin e parë me 31 pikë, ndërsa Salernitana është e parafundit me vetëm shtatë pikë gjithsej.