Napoli është eleminuar nga skuadra spanjolle, Granada, e cila kualifikohet tutje në kuadër të Europa League.
Ishte Piotr Zielinski i cili shënoi në min (3′), dhe golin për mysafirët e shënoi Montoro min (25′).
Pjesa e parë përfundoi në barazim me rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë, ishte kapiteni Lorenzo Insigne i cili dhuroi një asistim për Fabian Ruiz që shënoi në min (59′). Napoli dështoi të kualifikohet pasi humbi ndeshjen e parë me rezultatin 2-0 në Spanjë.
Rezultati përfundimtar, Napoli 2-1 Granada. Spanjollët kthehen triumfues dhe kalojnë tutje në fazën e ardhshme të Europa League.