Skuadra italiane Napoli ka shënuar fitore sot kundër Leicester Cityt në stadiumin “Diego Armando Mardano”, ndeshje e vlefshme kjo për xhiron e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluar, napolitanët e mposhtën Leicester me rezultat të ngushtë 3:2, kështu duke e rrëzuar skuadrën angleze nga kjo garë, përcjell KosovaPress.
Golashënues te Napoli ishte Adam Ounas (minuta e 4’) dhe Eljif Elmas me dy gola (minuta e 24’ dhe e 53’), kurse te skuadra angleze golat i shënuan Johnny Evans (minuta e 27’) dhe Dewsbury-Hall (minuta e 33’).
Me këtë fitore, Napoli siguron pozitën e dytë në tabelë në Grupin C me gjithsej 10 pikë, aq sa ka edhe Spartak Moscow në vendin e parë, kurse Leicester mbetet jashtë Ligës së Evropës me gjithsej tetë pikë të arkëtuara në vendin e tretë.
Krahas takimit mes Napolit dhe Leicester u zhvilluan edhe shtatë ndeshje të tjera dhe rezultatet e tyre i gjeni më poshtë.
Antwerp 1 – 0 Olympiacos
Fenerbahçe 1 – 1 Eintracht Frankfurt
Legia 0 – 1 Spartak Moscow
Lyon 1 – 1 Rangers
Napoli 3 – 2 Leicester City
Real Sociedad 3 – 0 PSV
Sparta Prague 2 – 0 Brondby
Sturm Graz 1 – 1 Monaco