Napoli po vazhdon me formën e mirë në Serie A, teksa sonte regjistroi edhe fitoren e gjashtë radhazi.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti triumfoi pastër ndaj Cremoneses, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 3:0.
Khvicha Kvaratskhelia (22’), Victor Osimhen (65’) dhe Elif Elmas (79’) shënuan në fitoren e napolitanëve.
Napoli prin në tabelë tani me 59 pikë, 16 më shumë se skuadra e pozitës së dytë, Interi.
Cremonese është e fundit (20) me vetëm 8 pikë.