Napoli nuk ia lejon vetes gabimin në dy ndeshje radhazi në Serinë A. Pas humbjes së thellë 0-4 përballë Milanit në stadiumin “Maradona”, skuadra e drejtuar nga Luciano Spaltetti triumfoi 1-2 në fushën e Lecces, duke shkuar në kuotën e 74 pikëve.
Është thjesht çështje kohe që të kaltrit të festojnë titullin kampion të Serisë A, 33 vjet pas suksesit të fundit të epokës së Maradonës.
Në stadiumin “Via del Mare” të Lecces takimi u zhbllokua në minutën e 18-të nga Di Lorenzo me një goditje të fortë me kokë.
Lecce u kundërpërgjigj në të 52-tën me Di Francescon, duke ngjallur shpresës për rezultat pozitiv pas një serie të gjatë humbjesh.
Gjithsesi, Napoli u rikthyer ne avantazh në të 64-tën falë autogolit të Gallos, që në tentativë për të larguar topin nga zona, e çoi në portën e tij.