Napoli ka marrë një fitore fantastike sot kundër Atalantas, duke i mposhtur djemtë e Gasperinit me rezultatin e thellë 4-1. Në fakt, të katër golat e napolitanëve u shënuan që në pjesën e parë të sfidës.
Lozano shënoi dy herë në 27 minutat e para, ndërsa Politano (30’) dhe Osimhen (43’) çuan shifrat në 4-0, pak minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Praktikisht, takimi u quajt i mbyllur dhe Napoli në pjesën e dytë, nuk shpenzoi energji. Atalanta arriti të shënojë një gol nderi në fraksionin e dytë të lojës, me anë të Lammers në minutën e 69-të.
Amir Rrahmani edhe këtë takim nuk luajti asnjë minutë.
Djimisti luajti vetëm 45 minutat e dyta, pasi Gasperini nuk e preferoi si titullar.