Napoli ka siguruar një tjetër fitore shumë të rëndësishme në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka triumfuar me rezultat 0 me 2 ndaj Sassuolos.
Khvicha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen shënuan golat e fitores, me Amir Rrahmanin që asistoi tek goli i dytë i realizuar.
Ishte një paraqitje fantastike nga kapiteni i Kosovës, duke qenë gjithashtu jashtëzakonisht stabil në mbrojtje.
Me këtë fitore, Napoli shkon plus 18 pikë nga vendi i dytë që është Interi, por që “Neruazzurët” kanë një ndeshje më pak.