Napoli lëshon deklaratë zyrtare mbi të ardhmen e Gattusos

Napoli ka lëshuar ​​një deklaratë duke këmbëngulur se Presidenti Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar besimin e tij të plotë në trajnerin Gennaro Gattuso.

Kjo vjen pas raporteve në rritje nga mediat italiane se Presidenti De Laurentiis ishte kthyer kundër Gattusos, duke kërkuar që trajneri dhe drejtori sportiv Cristiano Giuntoli të jepnin dorëheqjen.

“Presidenti Aurelio De Laurentiis me zëvendës-Presidentin Edoardo dhe CEO Andrea Chiavelli u takuan me ekipin dhe stafin drejtues këtë mbrëmje, duke konfirmuar besimin e plotë te trajneri Rino Gattuso.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Napoli do të luajë me Spezian në çerekfinalen të Kupës së Italisë të enjten në mbrëmje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *