Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhet finalja e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Juventusit.
Napoli hyn në këtë ndeshje pasi eliminoi Interin me rezultat të përgjithshëm 2:1, kurse Juventusi me një lojtar më shumë nuk arriti ta mposhte Milanin ku përfunduan pa gola 0:0, kurse në ndeshjen e parë rezultati ishte 1:1.
Ky do të jetë edhe një duel shqiptarësh, veç të tjerash, sepse në tabore të ndryshme do të pozicionohen Giacomo Vrioni dhe Elseid Hysaj.
I pari është i përfshirë në ekipin prej 23 futbollistëve për këtë ndeshje, ndërsa Elsi Hysaj është titullar prej vitesh në Napoli.