Pas Juventus-Milan, ditën e sotme do të luhet edhe ndeshja tjetër gjysmë-finale në Kupën e Italisë, siç është ajo mes Napolit dhe Interit.
Për shkak të rregullave të vendosura, kjo ndeshje do të zhvillohet pa tifozë, për të mos u rrezikuar përhapja e Koronavirusit.
Megjithatë, pavarësisht se tifozët në stadium do të mungojnë, të shumtë do të jenë edhe ata që do të brohorasin nga shtëpitë e tyre.
Një sfidë në distancë do të jetë edhe mes dy tifozëve super seksi të dy ekipeve.
Floriana Mesina në mbështetje të Napolit dhe Ines Trokia në mbështetje të Interit, do të kërkojnë kualifikimin e skuadrës së zemrës, e cila do të përballet me Juventusin pas 4 ditësh.