Napoli e regjistron fitoren e nëntë radhazi, mposht Romën në “Olimpico”

Napoli po vazhdon me formën e lartë këtë sezon, teksa sonte regjistroi edhe fitoren e nëntë radhazi në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti gjithashtu vazhdon të jetë e vetmja pa humbje.

Në derbin e javës së 11-të, Napoli shënoi fitore në udhëtim kundër Romës.

Ndeshja që u zhvillua sonte në “Olimpico” përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores së radhës për napolitanët e shënoi nigeriani, Victor Osimhen, në minutën e 80-të.

Napoli pas kësaj fitore ka 29 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me tri pikë më shumë se Milani, që është i dyti.

Roma tani renditet e pesta me 22 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *