Sipas ‘Goal’, dy klubet italiane po kërkojnë me ngulm transferimin e Shaqirit gjatë afatit kalimtar të verës.
Raportohet se skuadrat tashmë kanë nisur kontaktet me agjentët e futbollistit dhe janë tejet të interesuar ta kenë atë në ekip.
Në anën tjetër Liverpooli duket e gatshme ta shesë shqiptarin që nuk po ka vend në formacionin e Jurgen Kloop.
Interesim për 29-vjeçarin ka shprehur edhe Sevilla dhe Villareali.
Çmimi i Shaqirit në treg llogaritet të jetë rreth 20 milionë euro.