Kombëtarja e Gjermanisë ka bërë përshtypje gjatë Euro 2024, por trajneri Julian Nagelsmann po konsideron një ndryshim shumë të diskutueshëm.
Nikoqirët kryesuan Grupin A me dy fitore dhe një barazim duke krijuar një përplasje Danimarkën në fazën e 1/8-tës.
Gjermania që kryeson grupin është e vendosur në anën më të vështirë të shortit që përmban kombëtaret e mëdha evropiane si Franca, Spanja dhe Portugalia.
Djelmoshat e Nagelsmann në raundin tjetër do të takohen me Spanjën ose Gjeorgjinë nëse arrijnë të eliminojnë danezët.
Pavarësisht një fillimi mbresëlënës të turneut, ish-trajneri i Bayern Munichut po konsideron një ndryshim të madh në formacionin e tij titullar dhe është i gatshëm të largojë një emër të madh.
Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz pritet të humbasë vendin e tij në skuadër në kurriz të lojtarit të Borussia Dortmundit, Niclas Fullkrug, i cili tashmë ka shënuar dy herë kur erdhi nga bankina.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Nagelsmann nuk është kundër fillimit të Havertz dhe Fullkrug së bashku, gjë që do të nënkuptonte që talenti i mrekullueshëm i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, do të largohej nga ekipi.
Vendimi për largimin e të riut besohet se është ende në pritje, por do të ishte një tronditje masive.
Wirtz ka shënuar një herë në Euro 2024 deri më tani dhe hyri në verë si një nga talentet e rinj më të ndritur në futbollin botëror pas një sezoni mbresëlënës në ekipin historik të fitimit të titullit. /Telegrafi/