Shkodran Mustafi është përsëri në qendër të vëmendjen në mediat britanike dhe rrjetet sociale në këtë vend dhe fatkeqësisht për të, përsëri për diçka të keqe; lojën e tij shumë të dobët.
Mbrojtja e Arsenalit në krye me qendërmbrojtësin shqiptar u fajësua për humbjen 2:1 kundër Tottenhamit të dielën në derbin e Londrës veriore në Premierligë, raporton Gazeta Express.
Topçinjtë e kishin epërsinë falë golit të Alexandre Lacazette, por dështuan ta ruanin atë duke i pranuar dy gola Son Heung-min dhe Toby Alderweireld dhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e fajësoi skuadrën e vet duke thënë se ajo ia fali fitoren skuadrës së Jose Mourinhos.
Ky rezultat bën që Tottenhami të ngrihet në pozitën e tetë, ndërsa Arsenali të bjerë në vendin e nëntë në renditje.
Përveç paraqitjes në përgjithësi, Mustafi u gozhdua nga tifozët e Premierligës dhe disa gazeta online për një përpjekje për ta ndalur sulmuesin Harry Kane, e cila i shkoi huq.
Mbrojtësi shqiptar u përpoq ta ndalte sulmuesin anglez me një ndërhyrje shkarë por ngeli larg topit dhe larg lojtarit.
Why does Mustafi defend like he’s playing Fifa and randomly sliding in ? pic.twitter.com/prb03eTGOz
— Logan ツ (@UtdLogan) July 12, 2020