Mbrojtësi i njohur shqiptar, Shkodran Mustafi është ende pa skuadër pas më shumë se një viti.
Skuadra nga Serie A, Salernitana është duke i kërkuar shërbimet e ish-lojtarit të Arsenalit.
Kontrata e ofruar nga klubi italian për mbrojtësin shqiptar, është deri në fund të sezonit 2024, me mundësi vazhdimi deri në vitin 2025.
Përveç Salernitanas në garë për t’i siguruar shërbimet e fituesit të Kupës së Botës në vitin 2014 me Gjermaninë është edhe ekipi nga Superiorja, Vllaznia e Shkodrës.