Megjithatë, Mustafi do t’i thotë lamtumirë Arsenalit në fundit të sezonit, gjithnjë sipas Nicholas.
Charlie Nicholas, ish sulmuesi i ‘Topçinjve’, thotë se Shkodran Mustafi s’ka të ardhme te Arsenali, pavarësisht se Mikel Arteta po e aktivizon gjithnjë e më shumë në ndeshjet e fundit.
Sipas tij, ai është me kilometra larg Arsenalit.
Të njëjtën gjë e mendon edhe për Granit Xhakën, që qëndroi në Arsenal vetëm për shkak të Mikel Artetës sepse në janar ishte afër transferimit në Bundesliga te Hertha Berlin.
“Si mund të thonë njerëzit se Mustafi është përmirësuar? Me të vërtetë? Vetëm sepse e kanë mbajtur pesë ndeshje portën e paprekur. Xhaka supozohet të ketë qenë i pamposhtshëm në aspektin e numrave. Kjo nuk e bën atë lojtar të mirë ose pjesë të së ardhmes te Arsenali.
E ardhmja e tyre nuk do të jetë në Arsenal”, deklaroi 58-vjeçari.