Mesfushori kosovar, Florent Muslija është shumë afër transferimit te skuadra gjermane, SC Freiburg, bën të ditur gazetari gjerman Florian Plettenberg.
Freiburgu është në bisedime të vazhdueshme me skuadrën e Paderbornit për ta finalizuar marrëveshjen për Muslijën këtë janar.
Transferimi i yllit kosovar te Freiburgu do të jetë marrëveshje e përhershme.
Kushtet personale nuk do të jenë problem pasi që 25 vjeçari dëshiron me çdo kusht t’i bashkohet Freiburgut tani.