Jamal Musiala, mesfushori gjerman, foli për Sky Sport Germany, duke inkuadruar sfidën çerekfinale kundër Spanjës. Këto janë fjalët e tij duke filluar nga Yamal:
“Është vërtet bukur të shohësh Lamine, por Gjermania nuk duhet të shqetësohet vetëm për të. Spanja ka shumë lojtarë që i shtojnë vlerë skuadrës dhe janë të rrezikshëm: Nico Williams, Pedri… janë të gjithë lojtarë që mund të vendosin vetë një ndeshje. Por edhe ne gjermanët kemi lojtarë të tillë dhe për këtë arsye duhet të kemi besim te vetja“, tha ai.
Të dyja skuadrat kanë cilësitë për të kaluar në finale. Ne luajmë në Gjermani, duhet të bëjmë përpjekje, të luash turneun këtu në vendin tonë është një nder i madh. Kjo na jep forcë shtesë. Nëse e kemi vendin pas, shumë gjëra janë të mundshme, ndjejmë mbështetjen e të gjithëve. Ne duam t’i bëjmë njerëzit krenarë dhe t’u sjellim atyre gëzim. Është një përgjegjësi e madhe, por në të njëjtën kohë edhe shumë argëtuese”.
Ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë luhet nesër me fillim nga ora 18:00.