Muriqi zyrtarizohet te Lazio, ja sa mijëra euro përfitojnë Teuta dhe Besa e Kavajës

Bomberi i Kosovës, Vedat Muriqi ka hedhur një hap madh në karrierë, duke u transferuar te Lazio në Serinë A për shifrën 18 milionë euro.

26-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon.

Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç.

Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.

“Panorama Sport” mëson se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mije euro do të përfitojë Besa e Kavajës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *