Vedat Muriqi dëshiron të zhbllokohet në “shtëpinë” e tij të dytë. Në Turqi, kundër Galatasaray, ai ëndërron një fanellë titullari si qendërsulmues i Lazios.
Mund të jetë mundësia e duhur për ta parë kosovarin nga fillimi, ende në kërkim të golave të rëndësishëm, edhe për të pushuar Immobile, i cili ka qenë gjithmonë i pranishëm si startues.
Për Muriqin janë 34 gola në dy sezone, të luajtur me fanellat e Caykur Rizespor së pari dhe Fenerbahce. Vedat e njeh mirë realitetin e Galatasaray.
Vetëm një gol ndaj një kundërshtari që nuk e ka mundur kurrë. Tani do të ketë mundësinë ta provojë si lojtar i Lazios, si titullar ose duke u aktivizuar nga stoli. Ai po punon shumë për ta vënë në vështirësi zgjedhjeje trajnerin.
Në Turqi ai kthehet për të mahnitur dhe rihapur llogarinë e tij me Lazion. Misioni i Muriqit tashmë ka filluar.
Galatasaray e Lazio luajnë të enjtën në kuadër të Ligës së Evropës.