Muriqi: Te Lazio është i vështirë adoptimi, në Kosovë kënaqem

Përfaqësuesja e Kosovës ka trimfuar me rezultat 4:0 Litaninë miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Golat për “Dardanët” u shënuan nga Arbër Zeneli (2), Vedat Muriqi dhe Besar Halimi.

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi ka folur pas përfundimit tw takimit miqësorw, teksa ka folur edhe pwr tw ardhmen te klubi i tij italian.

“Te Lazio është puna e adoptimit dhe kisha probleme me lëndime dhe COVID-in. Është edhe gjuha, është e vështirë adoptimi, po ngadalë po e marrë veten. Te Lazio kanë mbetur edhe 10 lojë. Sa i përket Kosovës e ndjej veten më mirë dhe luajë më lirshëm”, tha Vedat Muriqi pas ndeshjes për SuperSport Kosova, përcjell Zeri.info.

“Kemi lojtarë me kualitet të lartë. Sot ishin mirë dhe mundëm të shënojmë edhe 5-6 gola”.

“Për rikthimin në Fenerbahçe. Unë kam kontratë për pesë-vite me Lazion. Unë jam pjesë e Lazios dhe ato janë punë klubesh. Unë jam i lumtur te Lazio”

Kjo ndeshje miqësore i ka shërbyer Kosovës për dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kosova më 28 mars i bën “konak” Suedisë në Prishtinë, kurse më 31 mars takohet me Spanjën në Sevillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *