Muriqi shpreson të ndodhë kjo gjë

Fenerbahce i ka lëshuar dy pikë të rëndësishme në tentim për të siguruar daljen në Evropë.

Të martën në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës së Turqisë në futboll, Fenerbahce barazoi 1:1 në udhëtim ndaj Genclerbirligit.

Fenerbahce renditet e pesta me 50 pikë nga 31 ndeshje. Në vend të katërt dhe të fundit që dërgon në Evropë, është Galatasaray me 52 pikë nga 30 ndeshje.

Deri në fund kanë mbetur edhe tri xhiro.

“Kemi lëshuar dy pikë, por kemi tri ndeshje finale para nesh. Ne do të fitojmë nëntë pikë dhe shpresojmë se do të jenë të mjaftueshme për të garantuar vendin tonë në kupa evropiane”, ka thënë Muriqi për faqen zyrtare të Fenerbahces.

Ai ka thënë se Fenerbahce ka startuar keq në ndeshjen e fundit, duke bërë gabime të shumta individuale.

“Fenerbahce është klub i madh, shoqëri e madhe. Këto klube motivohen vetëm nga lufta për titull. Futbollistët, tifozët, menaxhmenti motivohen më shumë vetëm në garë për titull. Është më e vështirë për ne që të fokusohemi kur kemi humbur rastin për të luftuar për titull’, ka shtuar Muriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *