Skuadra e Mallorcas e ka ndalur Barcelonën në ndeshjen e La Ligas, duke barazuar rezultatin 2-2.
Vedat Muriqi realizoi golin e parë në ndeshje pas 8 minutave lojë, duke kaluar ekipin vendas në avantazh.
Muriqi përveç golit ka asistuar edhe në golin e dytë të Mallorcas, të cilin e realizoi Prats.
Me paraqitjen fantastike në fushë, La Liga shpalli Muriqin lojtarin e ndeshjes, në një ballafaqim ku kishte shumë yje në fushë.
Një ndeshje shumë e mirë për sulmuesin ‘Dardan’ ndaj një kundërshtari tejet të fortë sivjet si Barcelona.